Kallëzimi i Bardhit për të vëllanë/ Rama: Unë duroj shumë. Do pres deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën. Do ballafaqohemi! 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit. Rama tha se Bardhi gënjeu kur tha se ka kallëzuar në SPAK vëllanë e tij,  Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri u shpreh se do durojë deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe më pas do të ketë një […]

shtator 12, 2024 - 14:00
 0  7
Kallëzimi i Bardhit për të vëllanë/ Rama: Unë duroj shumë. Do pres deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën. Do ballafaqohemi! 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit. Rama tha se Bardhi gënjeu kur tha se ka kallëzuar në SPAK vëllanë e tij, 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri u shpreh se do durojë deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe më pas do të ketë një ballafaqim me të. 

“Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtyre, atyre e shqiptarëve se “kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën”, por në fakt kishte kallëzuar Noc Rrokun sepse kishe dërguar një informacion. 

Nuk e keni mësuar akoma ju, se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë, do të duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur, unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër. 

Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hajdeni pështyje këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97”,-iu përgjigj Rama-Bardhit.