Kasami konfuz dhe kontradiktor për përfaqësimin e shqiptarëve në administratë

Në një intervistë për Alsat-M, njëri nga liderët e VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, nuk ofroi asnjë përgjigje të qartë lidhur me ngecjen e punësimeve të shqiptarëve në The post Kasami konfuz dhe kontradiktor për përfaqësimin e shqiptarëve në administratë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 5, 2025 - 00:30
 0  7
Kasami konfuz dhe kontradiktor për përfaqësimin e shqiptarëve në administratë

Në një intervistë për Alsat-M, njëri nga liderët e VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, nuk ofroi asnjë përgjigje të qartë lidhur me ngecjen e punësimeve të shqiptarëve në institucionet shtetërore, përkundër punësimeve masive nga pala maqedonase, shkruan Flaka Media

I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth kësaj disproporcioni, Kasami u shmang nga një përgjigje konkrete, duke dhënë deklarata të paqarta, kontradiktore dhe të ngarkuara me terma të përgjithshëm politikë. Ai pretendoi se “paraprakisht përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë më i lartë edhe pa ligj”, dhe se tashmë është arritur një “dakordësi politike” për të ruajtur balancën, pa sqaruar se kur, si dhe në çfarë mase do të ndodhë kjo.

“…jemi po në këtë fazë të punësimit të shqiptarëve… me marrëveshje politike… kemi edhe dakordësi me partnerët e koalicionit”, tha Kasami, pa përmendur asnjë shifër të saktë apo mekanizëm mbikëqyrës.

Megjithatë, në të njëjtën përgjigje, ai vetë pranoi se shqiptarët nuk e arrijnë as përfaqësimin prej 25%, përqindje që është shumë më e ulët sesa pjesëmarrja e tyre reale në popullsi.

Kasami shmangu çdo diskutim për institucionet ku dominojnë punësimet etnike maqedonase, duke u përpjekur të barazojë rastet e izoluara ku shqiptarët janë shumicë në ndonjë institucion të vetëm me punësimet masive të njënshme në shumicën e administratës publike.

Deklarata integrale e tij:

Kemi patur paraprakisht një analizë paraprakisht që rritja e përfaqësimit te shqiptarët ka qenë më e madhe, më intensive para se të miratohet mekanizmi i përfaqësimit adekuat, dhe sot ne jemi po në këtë fazë të punësimit të shqiptarëve, apo të garantimit të përfaqësimit të shqiptarëve me marrëveshje politike”.

Ne nuk duam të futemi në debatin politik, sepse kemi dakordësi si si partnerë koalicioni dhe duhet të jemi korrekt që nuk do të futemi në këtë debat se në një institucion punësohen më shumë maqedonas se sa shqiptarë, sepse, kishte edhe kështu situata ku kishte, do të kisha thënë publikime, me kahje të kundërt ku në një institucion shumica absolute e të punësuarve ishin shqiptarë dhe jo maqedonas.

Pra, ne flasim për ruatjen e përfaqësimit adekuat në nivel të punësimeve të gjitha institucioneve dhe mund të ndodh në institucione të caktuara, në një konkurs të caktuar, të ketë më shumë maqedonas apo më shumë shqiptarë, por, tani më me marrëveshje politike ne duam të të ruajmë konform kushtetutës, sepse përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese, konform këtij përfaqësimi kushtetues, kemi edhe dakordësi me partnerët e koalicionit që punësimet të jenë – pra të ruhet për kundër asaj që duhet të jenë kuadro që do të realizojnë obligimet e tyre administrative, do të jenë kualitativ në vendet e tyre të punës, por sigurisht të ruhet edhe përfaqësimi adekuat, dhe ne garantojmë që në këtë fazë të punësimeve, kur do të marrim në total, përsëri punësimi i shqiptarëve nuk do të jetë ndër 25 për qind.

The post Kasami konfuz dhe kontradiktor për përfaqësimin e shqiptarëve në administratë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .