Kastriot Rexhepi: Pa veprimet e mia, sot nuk do të kishte kryeministër shqiptar, me të cilin mburret BDI-ja
Në vitin nëntor të vitit 2021 e shpëtoi qeverinë LSDM-BDI për, siç thotë ai, hir të eurointegrimeve, por sot duke e komentuar mundësinë për realizimin e ndryshimeve kushtetuese në qeverinë VMRO-VLEN, Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se po të mos ishte veprimi i tij, sot nuk do të kishte kryeministër […]
Në vitin nëntor të vitit 2021 e shpëtoi qeverinë LSDM-BDI për, siç thotë ai, hir të eurointegrimeve, por sot duke e komentuar mundësinë për realizimin e ndryshimeve kushtetuese në qeverinë VMRO-VLEN, Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se po të mos ishte veprimi i tij, sot nuk do të kishte kryeministër shqiptar, me të cilin, siç tha ai, sot mburret BDI-ja.
“Unë çka bëra, i dhashë një shans, që nuk jam penduar, edhe po të kthehej koha, do ta bëja të njëjtën. U votua propozimi francez, u hap rruga për t’u vazhduar, u realizua edhe kryeministri i parë teknik shqiptar, që po të kishte rënë ajo qeveri, sot nuk do të kishte mundësi të mburren vetëm BDI-ja, që ja ata e kanë bërë. E kanë bërë të gjithë shqiptarët prej viteve 90-ta e këndej me kontributin e tyre politik , gjitha partitë politike, por edhe unë si individ, në mënyrë jomodeste mund ta potencoj se nëse do të kishte rënë ajo shumicë, do të binte poshtë kjo çështja e kryeministrit teknik, i cili ende është duke e ushtruar detyrën kryeministër”, tha Rexhepi.