Problemet në Klinikën e Kirurgjisë, shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit

Përderisa autoritetet po përpiqen të sanojnë defektin me ajrin e komprimuar në Klinikën e Kirurgjisë, lista e gjatë e pritjes së pacientëve për intervenim po rritet. Ndonëse po intervenohet vetëm për rastet urgjente, shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit. Në repartin e traumës në Klinikën e Ortopedisë kirurgu Aleksandar Trajanovski, […]

qershor 6, 2024 - 18:01
 0  5
Problemet në Klinikën e Kirurgjisë, shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit

Përderisa autoritetet po përpiqen të sanojnë defektin me ajrin e komprimuar në Klinikën e Kirurgjisë, lista e gjatë e pritjes së pacientëve për intervenim po rritet.

Ndonëse po intervenohet vetëm për rastet urgjente, shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit.

Në repartin e traumës në Klinikën e Ortopedisë kirurgu Aleksandar Trajanovski, tha se mezi po arrijnë të trajtojnë vetëm gjysmën e pacientëve që kanë terminë ditorë. Bëri thirrje që problemi të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kjo është zgjidhje e përkohshme sepse e shihni çfarë ngarkese mban Qendra Klinike, kështu që patjetër duhet të organizohemi brenda për të punuar, në mënyrë që kjo situatë mos të ndihet tek pacientët dhe të ulim presionin tek spitalet tjera. Në këtë situatë alarmante, ne nuk mund të ulemi dhe të mos operojmë”, tha Aleksandar Trajanovski, Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.

Ndërkaq në Spitalin “8 Shtatori” tani tri javë janë dyfishuar intervenimet. Në një kujdestari më herët janë bërë 2-3 ndërhyrje, ndërsa tani po realizohen deri më 10 operacione brenda ditës.

Kreu i këtij spitali Hristijan Kostov, tha se janë në prag të kollabimit të sistemit nga mungesa e personelit dhe shtimi i intervenimeve, kërkojnë urgjentisht të rishpërndahet personeli mjekësor aty ku është nevoja.

“Ka shtim të lartë të pacientëve, të cilën në bazë ditore brenda 24 orëve realizohen 8-10 operacione. Ne po bëjmë përpjekje ti pranojmë të gjithë pacientët, posaçërisht ata me probleme abdominale sepse ato janë me rrezik jete dhe e kanë patjetër të operohen. Nuk e di përse rastet abdominale të gjitha vijnë këtu sipas gjitha gjasave në Klinikë nuk ka asnjë intervenim për kirurgjinë abdominale. Ky është problem!”, u shpreh Hristija Kostov, Drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

Sikurse në ish Spitalin ushtarak ashtu edhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit” ka mungesë të theksuar të personelit mjekësor dhe spitalor.

Këto dy institucione me shkresë zyrtare kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë tu çojnë 10-20 doktorë, infermierë, staf teknik dhe mjekësor./Alsat/