Dhjetë ditë pas zgjedhjes, Natasha Kërstevska Caleva dha dorëheqje nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë Publike
Pas vetëm shtatë ditësh pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. Më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi, […]


Pas vetëm shtatë ditësh pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. Më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi, transmeton Portalb.mk.
Përzgjedhja e Kërstevska-Calevës u përcoll me komente të ndryshme. Qeveria pretendon se kjo është e paligjshme.
Ajo nuk i duroi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për shkak të pretendimit të mobingut ndaj kolegëve të tij. Hajullahi pretendon në deklaratat publike se është viktimë e presionit. Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi i deritanishëm Jove Cvetanovski.
Në fund të muajit janar, ndaj prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ka filluar procedurë disiplinore për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e ngritjes së lëndëve nga Prokuroria.
Hajrullahi u rizgjodh si prokuror i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup në dhjetor të vitit 2022. Në fund të vitit të kaluar, ai u suspendua nga detyra pas një hetimi dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal. Prokuroria Publike e RMV-së më pas njoftoi se kundër prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, është hapur hetim për ngacmim gjatë kryerjes së detyrës dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.