Këshilli për Imunitetin mblidhet më 4 shtator për mandatin e Vullnet Sinajt
Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj. Data për mbledhjen e Këshillit të Mandateve është caktuar 4 shtatori, ku do të diskutohen akuzat e Partisë Demokratike ndaj […]
Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
Data për mbledhjen e Këshillit të Mandateve është caktuar 4 shtatori, ku do të diskutohen akuzat e Partisë Demokratike ndaj deputetit socialist.
Sipas deputetëve të opozitës, Sinaj ka përfituar nëpërmjet nëntë kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën e rreth tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë lekëve, në kundërshtim me kushtetutën.
Demokratët kërkojnë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
“Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00, me këtë rend dite:
Shqyrtimi i mocionit të 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.