Këta janë katër të dyshuarit që u arrestuan për sulm fizik ndaj zyrtarit të FSK-së
Një përleshje mes disa të personave ka ndodh më 2 qershor në rrugë, “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë. Policia ka arritur t’i kap të njëjtit, dje, pesë ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin “You Drive” SHPK. Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë ekskluzivisht emrat e të përfshirë në këtë rast dhe ata janë: Olisi Rusinovci, […]
Një përleshje mes disa të personave ka ndodh më 2 qershor në rrugë, “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.
Policia ka arritur t’i kap të njëjtit, dje, pesë ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin “You Drive” SHPK.
Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë ekskluzivisht emrat e të përfshirë në këtë rast dhe ata janë: Olisi Rusinovci, Orges Rusinovci, Olti Siarina dhe Agon Gashi.
Katër të dyshuarit siç mëson Gazeta Sinjali e kanë sulmuar një pjesëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar për aksionin.
“Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë”.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.