KFOR-i: Jemi të përgatitur për ta adresuar çdo zhvillim të sigurisë

Misioni i NATO-s ka prani të dukshme në Kosovë dhe është i përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë. Kështu ka deklaruar zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, pas takimit të sotëm në Prishtinë me drejtuesit e Listës Serbe. Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e […]

gusht 31, 2024 - 20:00
 0  5
KFOR-i: Jemi të përgatitur për ta adresuar çdo zhvillim të sigurisë
kfor-i:-jemi-te-pergatitur-per-ta-adresuar-cdo-zhvillim-te-sigurise

kfor-i:-jemi-te-pergatitur-per-ta-adresuar-cdo-zhvillim-te-sigurise

Misioni i NATO-s ka prani të dukshme në Kosovë dhe është i përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë. Kështu ka deklaruar zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, pas takimit të sotëm në Prishtinë me drejtuesit e Listës Serbe.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues.

“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.