Kjo është e reja nga Drenasi që ndërroj jetë sot

Ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti tragjik, e reja nga Drenasi, Lediona Hajdari. Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar familjarët e saj përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit, e reja nga Drenasi do të varroset nesër. “Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit… Kujtimi i saj do […]

qershor 12, 2024 - 01:01
 0  2
Kjo është e reja nga Drenasi që ndërroj jetë sot

Ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti tragjik, e reja nga Drenasi, Lediona Hajdari.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar familjarët e saj përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, e reja nga Drenasi do të varroset nesër.

“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit… Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzor”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vetaksidenti e që për Ledionen ishte tragjik, ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por njëra nga to, fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra.