QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe

“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Kjo qendër, që paraqet një perspektivë unike të punës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton, në postimin e bërë në X, thotë se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore “që dëbuan me […]

qershor 12, 2024 - 01:02
 0  2
QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe
qp-“clinton”-kujton-sulmet-e-nato-s:-25-vjet-me-pare-debuam-me-sukses-forcat-serbe

qp-“clinton”-kujton-sulmet-e-nato-s:-25-vjet-me-pare-debuam-me-sukses-forcat-serbe

“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Kjo qendër, që paraqet një perspektivë unike të punës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton, në postimin e bërë në X, thotë se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore “që dëbuan me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë”.

“Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008”, shkroi kjo Qendër në X.

Më 1999, në kohën kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, president i ShBA-së ishte Bill Clinton.