Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut

Komandanti i misionit KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë […]

Korrik 18, 2024 - 18:30
 0  5
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut
komandanti-i-kfor-it-takohet-me-shefin-e-eulex-it,-flasin-per-mbeshtetjen-e-dialogut

komandanti-i-kfor-it-takohet-me-shefin-e-eulex-it,-flasin-per-mbeshtetjen-e-dialogut

Komandanti i misionit KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

“Ata ndanë për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.