Komisioni Qendror ka konfirmuar 4 kandidatë për kryetar të LSDM-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shqyrtoi kandidatët e paraqitura për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë të 30 qershorit, njoftuan nga partia. “Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe në bazë të nenit 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi listën unike […]

qershor 8, 2024 - 03:01
 0  5
Komisioni Qendror ka konfirmuar 4 kandidatë për kryetar të LSDM-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shqyrtoi kandidatët e paraqitura për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë të 30 qershorit, njoftuan nga partia.

“Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe në bazë të nenit 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi listën unike të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: Venko Filipçe, Slavjanka Petrovska, Jovan Despotovski, Aleksandër Baidevski.

Komisioni konstatoi se nuk mund të konfirmohet kandidaturën e Zlatko Ristevskit nga Manastiri për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me Statut dhe Rregullore.

Lista me 4 kandidatë të përcaktuar në këtë mënyrë do të publikohet në ueb-faqen e LSDM-së së bashku me programet e kandidatëve dhe do t’u dorëzohet të gjitha Komisioneve Komunale Zgjedhore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.