Komiteti Qendror i PLD-së i dha mbështetje të plotë Monika Zajkovës për ta udhëhequr këtë parti
Partia Liberal-Demokratike ka mbajtur mbrëmë seancën e parë të Komitetit Qendror pas zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, në të cilën ka marrë vendim që t’i japë mbështetje të plotë kryetares Monika Zajkova dhe kryesisë për ta udhëhequr dhe përfaqësuar partinë në veprimet e ardhshme dhe në opinion, njofton PLD, transmeton Portalb.mk. “Si parti përgjegjëse, […]
Partia Liberal-Demokratike ka mbajtur mbrëmë seancën e parë të Komitetit Qendror pas zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, në të cilën ka marrë vendim që t’i japë mbështetje të plotë kryetares Monika Zajkova dhe kryesisë për ta udhëhequr dhe përfaqësuar partinë në veprimet e ardhshme dhe në opinion, njofton PLD, transmeton Portalb.mk.
“Si parti përgjegjëse, PLD-ja ka shqyrtuar me kujdes Raportin për përgatitjet, performancën dhe rezultatet e partisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 të dorëzuar nga Shtabi Qendror Zgjedhor. Bordi qendror e miratoi raportin dhe u konstatuan dhe evidentuan dobësitë që u shfaqën gjatë fushatës”, thuhet në njoftimin e partisë.
PLD-ja, shton, se do të veprojë e pavarur në parlament si edhe më parë, dhe do të mbështesë gjithçka që do të thotë përparim i shtetit në rrugën e reformave dhe integrimeve evropiane dhe do të sjellë përfitim për qytetarët.
“Gjithashtu do të jemi kritikë të zëshëm të të gjitha ligjeve dhe politikave që janë të këqija për shtetin dhe e kthejnë atë”, theksoi PLD.
Në seancë, KQ autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që të organizojë një vizitë tek anëtarët në secilën organizatë komunale për të përgatitur një analizë të plotë për veprimet dhe politikat e mëtutjeshme të partisë.
Kryetarja e LDP-së, para fillimit të seancës, hodhi poshtë informacionet se do të kalojë në shumicë në Kuvend.
“Sot do të marrim një vendim se ku e shohin anëtarët partinë në të ardhmen. Kjo është një parti liberale dhe demokratike në të cilën nuk vendos vetëm kryesia, por dëgjohet edhe zëri i anëtarësisë, pra se si mendojnë se duhet të veprojë PLD. Deri atëherë, PLD do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe do të mbështesë gjithçka që do të thotë reformë dhe ligje të mira që mundësojnë përparimin e shoqërisë. Por do të jemi edhe kritikë se çfarë do të thotë një politikë e keqe për shtetin apo për qytetarët”, tha ajo.
Ndryshe, Zajkova ishte bartëse e NjZ 1 së bashku me Dimitar Kovaçevskin, andaj për këtë fitoi një mandat në Kuvend.
Sipas rezultateve të 8 majit, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe ZNAM 6.
Mirëpo, pas rivotimit me 22 maj në shtatë vendvotime për shkak të parregullsive gjatë votimit të 8 majit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e ndryshuara, sipas të cilave koalicioni VLEN fitoi një deputet më tepër, duke i bërë 14 deputetë, ndërsa Fronti Evropian humbi një deputet, i cili shkoi për VLEN-in.