Kompania që transportoi arkivolin e Faton Hajrizit thotë se kufoma s’është mirëmbajtur

Kompania që ka sjellë në Kosovë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, nuk është lejuar ta hapin arkivolin ku mbahej kufoma e 39 vjeçarit nga Skënderaj. Avni Elezi nga kompania “Funeral”, ka thënë për Frontal se trupi i pajetë i të riut nga Kosova nuk është mirëmbajtur nga morgu ku kufoma ka qëndruar për gati […]

gusht 9, 2024 - 14:00
 0  8
Kompania që transportoi arkivolin e Faton Hajrizit thotë se kufoma s’është mirëmbajtur
kompania-qe-transportoi-arkivolin-e-faton-hajrizit-thote-se-kufoma-s’eshte-mirembajtur

kompania-qe-transportoi-arkivolin-e-faton-hajrizit-thote-se-kufoma-s’eshte-mirembajtur

Kompania që ka sjellë në Kosovë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, nuk është lejuar ta hapin arkivolin ku mbahej kufoma e 39 vjeçarit nga Skënderaj.

Avni Elezi nga kompania “Funeral”, ka thënë për Frontal se trupi i pajetë i të riut nga Kosova nuk është mirëmbajtur nga morgu ku kufoma ka qëndruar për gati 3 javë.

Në këtë intervistë për T7, pak minuta pas hyrjes në territorin e Kosovës, Elezi ka thënë se autoritetet në Serbi nuk kanë lejuar hapjen e arkivolit.

“Nuk e kanë pas mundësinë me e hap, nuk na kanë leju me e hap në asnjë mënyrë arkivolin e Fatonit. Gjendja e arkivolit është e mbyllur hermetikisht është arkivol i metalt brenda ku nuk ka mundësi mu pa trupi e as mu prek. Nuk këna pas mundësi me e hap absolutisht. Nuk kemi mujtë me vërejt diçka, sepse arkivoli ka qenë hermetikisht i mbyllur”, ka thënë Elezi.

Ky i fundit ka thënë se trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar për shkak se në morg nuk është mirëmbajtur siç duhet.

“Krejt varet si mirëmbahet në morg, nëse i bahet balsamimi nuk ka probleme, por në këtë rast nuk është bërë. I bie që trupi mundet me kanë i dëmtuar mund të ketë erë, të jetë trupi i nxirë”, ka thënë Elezi .