Kongresi i LSDM-së/ VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Petrovska “fëmijë” të Zaevit!

Kongresi i LSDM-së është komentuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Zëdhënësja partiake, Marija Miteva, ka theksuar se zgjedhja e liderit të ri socialdemokrat nuk do ta shpëtojë këtë parti, pasi sipas tyre, kandidatët për lider të LSDM-së, janë arsyeja e debaklit zgjedhor. “Për dallim nga fokusi ynë për interesat shtetërore, Venko Filipçe dhe Slavjanka Petrovska karrierat e […]

qershor 9, 2024 - 17:01
 0  5
Kongresi i LSDM-së/ VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Petrovska “fëmijë” të Zaevit!

Kongresi i LSDM-së është komentuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Zëdhënësja partiake, Marija Miteva, ka theksuar se zgjedhja e liderit të ri socialdemokrat nuk do ta shpëtojë këtë parti, pasi sipas tyre, kandidatët për lider të LSDM-së, janë arsyeja e debaklit zgjedhor.

“Për dallim nga fokusi ynë për interesat shtetërore, Venko Filipçe dhe Slavjanka Petrovska karrierat e tyre i vendosën para interesave shtetërore. Që ditën e parë treguan se LSDM-ja do të punojë rreth planit për të ndaluar progresin e vendit. Kushdo të vijë si Kryetar I LSDM-së, kjo parti do të fundoset, për shkak se të gjithë kandidatët e tyre, duke llogaritur Filipçen dhe Petrovskën ishin një nga shumë arsyet e humbjes së tyre. Derisa VMRO-DPMNE siguron unitetin dhe ndërton konsensusin për cështje të rëndësishme për sistemin dhe zhvillimin e vendit, pa hipoteka ndaj askujt, kundërshtarët e vetëm të kësaj janë “fëmijtë” e Zaevit – Filipçe dhe Petrovska”, tha Miteva./tvklan.mk/