Një 17 vjeçar ka humbur jetën në aksidentin me autobusin e NTP-së në Shkup, drejtuesi i mjetit të tretë ka ikur nga vendngjarja

Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, në të cilin përveç veturës që drejtonte, janë përfshirë edhe një autobus i NTP Shkup dhe një veturë tjetër, transmeton Portalb.mk. Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në udhëkryqin e rrugës Shuto Orizar – Orizar e Epërme me një rrugë […]

gusht 13, 2024 - 15:00
 0  3
Një 17 vjeçar ka humbur jetën në aksidentin me autobusin e NTP-së në Shkup, drejtuesi i mjetit të tretë ka ikur nga vendngjarja
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, në të cilin përveç veturës që drejtonte, janë përfshirë edhe një autobus i NTP Shkup dhe një veturë tjetër, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në udhëkryqin e rrugës Shuto Orizar – Orizar e Epërme me një rrugë shërbimi që e lidh rrugën me rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Nga MPB bëjnë të ditur se djali i cili është nga fshati Bllacë i Shkupit ka qenë duke vozitur veturën “Ford Galaxy” me targa të Shkupit dhe në të ka qenë edhe një i mitur i cili ka mbetur i lënduar. Autobusi i NTP-së drejtohej nga G.M. (51) nga Shkupi, ndërsa drejtuesi i mjetit të tretë “Volkswagen Golf”, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i mjetit “Ford Galaxy” dhe pasagjeri i tij i mitur nga Bllaca, të diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, ku më vonë ka ndërruar jetë shoferi. Ekipi inspektues i SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.