Konstituohet grupi i punës për ligjet me 3/5, Gjiknuri: Konsultimet s’mund të vriten, do kërkojmë konsensus me të gjithë 

Këtë të enjte u mbajt dhe mbledhja e parë e grupit të dialogut në Komisionin e Ligjeve, mes Partisë Socialiste dhe PD.  Pasi u konstitua grupi i punës, çështja e parë e cila u hodh në tryezë ishte vijimi përpara i Reformës Zgjedhore.  Në një deklaratë për media përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, tha se […]

Mars 28, 2024 - 15:00
 0  5
Konstituohet grupi i punës për ligjet me 3/5, Gjiknuri: Konsultimet s’mund të vriten, do kërkojmë konsensus me të gjithë 

Këtë të enjte u mbajt dhe mbledhja e parë e grupit të dialogut në Komisionin e Ligjeve, mes Partisë Socialiste dhe PD. 

Pasi u konstitua grupi i punës, çështja e parë e cila u hodh në tryezë ishte vijimi përpara i Reformës Zgjedhore. 

Në një deklaratë për media përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, tha se grupi i punës do të shqyrtojë të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. 

Gjiknuri ka folur pas dështimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me grupin e Lulzim Bashës. 

Ai u shpreh se “konsultimet nuk vriten”, duke shtuar do të kërkojnë konsensus edhe me të gjithë. 

Ndër të tjera ai theksoi se edhe deputetë të Bashës mund t’i bashkohen grupit të punës për Reformën Zgjedhore.