“Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar”, thotë Krasniqi pas takimit lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot (03 shtator) në selinë e partisë e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve vendore dhe në avancimin […]
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve vendore dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, “për çka PDK është shumë mirënjohëse”
“Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”.