Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës

Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 50 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s. Delegacioni i Ministrisë së

Jan 11, 2025 - 00:00
 0  5
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
kosova,-pjesemarrese-ne-takimin-e-15-te-ne-seline-e-nato-s-per-mbrojtjen-e-ukraines

kosova,-pjesemarrese-ne-takimin-e-15-te-ne-seline-e-nato-s-per-mbrojtjen-e-ukraines

Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 50 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, i shoqëruar nga këshilltari ushtarak, kolonel Milaim Musliu.

“Ashtu si në rastet e mëparshme, delegacioni ynë dëshmoi gatishmërinë e pakushtëzuar për të kontribuar dhe për të vazhduar angazhimin në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus”.

“Në këtë mënyrë, po forcohet vazhdimisht subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës së Kosovës përkrah aleatëve tanë, duke dëshmuar përkushtimin dhe kapacitetet tona për të mbrojtur vlerat e përbashkëta si një partner i besueshëm dhe i dëshmuar”, u tha në njoftimin e MM-së.