Krasniqi në dhjetë vjetorin e pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik: Një nga arritjet me të veçanta në jetën time

Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Këtë ditë e ka kujtuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në atë kohë ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krasniqi, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se pranimi i Kosovës në këtë institucion do të mbetet një […]

dhjetor 9, 2024 - 22:00
 0  6
Krasniqi në dhjetë vjetorin e pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik: Një nga arritjet me të veçanta në jetën time

Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik.

Këtë ditë e ka kujtuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në atë kohë ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Krasniqi, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se pranimi i Kosovës në këtë institucion do të mbetet një nga arritjet e tij me të veçanta në jetë.

“Sot, dhjetë vjet më parë, në ditën time të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizova një ëndërr që më kishte udhëhequr gjatë gjithë misionit tim në këtë detyrë: anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time”, ka shkruar Krasniqi, raporton ORAinfo.

Postimi i plotë:

Sot, dhjetë vjet më parë, në ditën time të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizova një ëndërr që më kishte udhëhequr gjatë gjithë misionit tim në këtë detyrë: anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time.

Sigurisht, ky qëllim i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e miqve të mi të përkushtuar në sport: Besim Hasanit, Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe gjithë punonjësve e gazetarëve sportiv, të cilët me përkushtim të pashoq kontribuan për këtë ditë historike.

Ndërkaq, sonte, edhe me praninë e miqve ndërkombëtarë, po shënojmë dekadën e parë të një rrugëtimi të mrekullueshëm.

Respekt të thellë të gjithë brezave që kurrë nuk u dorëzuan në rrugën drejt ditëve të bardha të sportit të Kosovës! ???????? /ORAinfo/