Krerët e VLEN vizituan sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Krerët e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi e Bekim Qoku sot bashkë me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Esnafin, vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ata hasën në mikpritje të ngrohtë nga vizitorët që takuan dhe zejtarët e Çarshisë. “Sot me nikoqirin Visarin dhe Esnafin e Çarshisë, […]

Mars 28, 2024 - 00:00
 0  4
Krerët e VLEN vizituan sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Krerët e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi e Bekim Qoku sot bashkë me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Esnafin, vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Ata hasën në mikpritje të ngrohtë nga vizitorët që takuan dhe zejtarët e Çarshisë.

“Sot me nikoqirin Visarin dhe Esnafin e Çarshisë, bashkërisht me Arbenin, Bilallin, Afrimin e Bekimin, shëtitëm rrugëve të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Takuam shumë mjeshtër e esnafë e folëm për histori e vlera pafund të këtij margaritari tonë të çmuar”, ka shkruar Mexhiti në rrjetet sociale.