Kriza te Juventusi, ‘rasti’ i madh për Milanin? Ja çfarë po sulmuesin e skuadrës
Dusan Vlahoviq ndodhet në një situatë të vështirë me Juventusin, teksa bardhezinjtë janë gati ta lirojnë sulmuesin këtë verë me pëlqim të ndërsjellë. Raportohet se Juventus kërkon rreth 10 milionë euro për ta lejuar largimin e serbit, ndërsa ai kërkon një pagë prej 12 milionë eurosh për sezon. Në këtë mes, AC Milan tregon interes […]


Dusan Vlahoviq ndodhet në një situatë të vështirë me Juventusin, teksa bardhezinjtë janë gati ta lirojnë sulmuesin këtë verë me pëlqim të ndërsjellë.
Raportohet se Juventus kërkon rreth 10 milionë euro për ta lejuar largimin e serbit, ndërsa ai kërkon një pagë prej 12 milionë eurosh për sezon.
Në këtë mes, AC Milan tregon interes të madh për Vlahoviqin, duke e parë atë si një opsion ideal për t’i dhënë skuadrës më shumë fuqinë sulmuese, transmeton ORAinfo.
Megjithatë, Rossonerët janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 6 milionë euro pagë, çka e bën negociatën të ndërlikuar.
Sipas raporteve, një marrëveshje mund të arrihet nëse Juventus dhe Milan ndajnë barrën financiare të pagës së lojtarit.
Ndërkohë, situata mbetet në pritje, me Massimiliano Allegri që kërkon të gjejë zgjidhje për të ardhmen e Vlahoviqit. /ORAinfo/
