Kryetarët e komunave të Shkupit kërkojnë që Arsovskës t’i merren kompetencat për higjienën komunale dhe parqet
Kryetarët e komunave të Shkupit njëzëri kërkojnë marrjen e kompetencave Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjet Publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. Ata thanë se situata alarmante në kryeqytet e krijuar nga Ndërmarrjet në kompetencë të Qytetit i ka shtyrë të ndërmarrin një veprim të këtillë. Kryetari i Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale Orce Gjorgjievski, bëri […] The post Kryetarët e komunave të Shkupit kërkojnë që Arsovskës t’i merren kompetencat për higjienën komunale dhe parqet appeared first on InfoShqip.com.
Kryetarët e komunave të Shkupit njëzëri kërkojnë marrjen e kompetencave Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjet Publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. Ata thanë se situata alarmante në kryeqytet e krijuar nga Ndërmarrjet në kompetencë të Qytetit i ka shtyrë të ndërmarrin një veprim të këtillë. Kryetari i Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale Orce Gjorgjievski, bëri me dije se sot i dërgojnë letër kryeministrit Hristijan Mickoskit dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit, që këtë çështje ta vendosin në rend dite, në seancën e radhës të Qeverisë.
“Në 50 Gradë, nuk ka komunë në Shkup që kontejnerët nuk janë të stërmbushura me mbeturina, nuk ka parqe që nuk janë të mbushura me bar. Prandaj vlerësojmë se situata është alarmante me këto dy ndërmarrje dhe prandaj njëzëri kërkojmë marrjen e kompetencave dhe fillimin e një procesi të shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve dhe marrjen e detyrimeve në çdo komunë. Në Shkup, në shekullin 21, në çdo hap paraqitet deponi. Është turp që në Shkup të vijnë turistë”, Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së.
Për shkak të kaosit në kryeqytetet ai bëri me dije se në vazhdim të njejtën gjë do ta kërkojnë edhe për ndërmarrje tjera, siç është për Transportin Publik.
“Ka qytetarë që dërgojnë letër tek ne edhe pse nuk jemi kompetentë se presin autobus me orë të tëra, me autobus të rregulluara ose të gjysëm rregulluara qytetarët udhëtojnë nga një vend në tjetrin. Kjo është punë që duhet të intervenoj Qeveria, siç reagoi Qeveria dhe Ministria e Financave me pagesën e këstit nga koha e Petre Shilegovit”. Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së.
Përveç që konfirmoi se ka më shumë se dy vite që nuk kanë asnjë kontakt me kryetaren Arsovska, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se nga Qyteti i Shkupit punëtorët kërcënohen me largim nga puna në qoftë se punojnë diçka në këtë komunë.
“Është investuar mega park në Çair, edhe pse është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, është lënë ashtu me muaj, nuk paraqitej asnjë punëtor. Kur i kam pyetur punëtorët se përse nuk vijnë të punojnë, më kanë thënë nuk guxojmë sepse na kanë thënë nëse punoni diçka në Çair do të largoheni nga puna”. Visar Ganiu, kryetar i Çairit.
Nevoja për ndarjen e këtyre ndërmarrjeve sipas kryetarit të komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski, është e kahmotshme.
“Nuk do doja të kuptohet që nevoja e ndarjes së këtyre dy ndërmarrjeve të Qytetit është vetëm rezultat i kryetares Danella Arsovskas. Nevoja që këto ndërmarrje të ndahen mes komunash është i shumë viteve më herët”. Stevçe Jakimovski, kryetar i Karposhit.
Tema me marrjen e ingerencave vjen në kushte kur nuk ka pothuajse asnjë koordinim dhe komunikim mes kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave të Shkupit, por as mes udhëheqësisë dhe Këshillit të Qytetit.
The post Kryetarët e komunave të Shkupit kërkojnë që Arsovskës t’i merren kompetencat për higjienën komunale dhe parqet appeared first on InfoShqip.com.