Kujt i takon legjitimiteti pas rivotimit? Sela: Edhe fituesi në kampusin shqiptar duhet të marrë mandat
Ndryshimi i numrave të mandateve për deputetë nuk luan asnjë rol për legjitimitetin e asaj se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Ky ishte qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pjesë e Frontit Europian, pak çaste pasi u mbyll votimi në Llërcë të Zhelinës, dhe pas rezultateve të publikuara, sipas së […]
Ndryshimi i numrave të mandateve për deputetë nuk luan asnjë rol për legjitimitetin e asaj se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Ky ishte qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pjesë e Frontit Europian, pak çaste pasi u mbyll votimi në Llërcë të Zhelinës, dhe pas rezultateve të publikuara, sipas së cilave VLEN arriti t’ia marrë një deputet Frontit Europian. Siç deklaroi Sela në Click Plus, dallimi mund të jetë vetëm rreth 300 vota dhe kjo nuk ka ndonjë rol tek vullneti i shprehur nga qytetarët.
“Vazhdon që Fronti Europian të ketë një diferencë prej mbi 30 mijë votash nga VLEN-i. Sot nëqoftëse përbënë një peshë e madhe ajo…300 vota e gjithë, mendoj që nuk luan ndonjë rol tek legjitimiteti që qartazi shqiptarët e kanë shprehur, duke përkrahur Frontin Europian edhe në zgjedhjet e tetë majit por edhe sot apo..”, deklaroi Ziadin Sela – Fronti Europian.
Sela brengoset për atë se ku do ta marrin vullnetin shqiptarët që të votojnë në zgjedhje, nëse nuk respektohet vullneti i tyre. Për këtë, siç thotë Sela, ose duhet të respektohet parimi fituesi me fituesin, ose të ketë dy mandatarë.
“Sepse në bllokun politik në kampusin politik maqedonas, fituesi merr mandat. Ndërsa në kampusin politik shqiptar, fituesi nuk ka mandat. Nëqoftëse do të kishte dy mandatarë, kjo është vetvetiu formë tjetër e rregullit shtetëror. Ose do të respektohet parimi që mandatari të hyjë në bisedime me fituesin te shqiptarët, ose për këtë po flas tani që fola edhe më herët, ose duhet rregulluar me ligj që të kemi dy mandatarë”, tha Ziadin Sela – Fronti Europian.
Nga ana tjetër duke komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë plane në podrume të kuqe në dëm të BDI-së, kreu i VMRO-DPMNE-së në një intervistë për Ora24, tha se podrume të tilla të kuqe nuk ekzistojnë, por se zgjedhja e tyre për të koalicionuar me VLEN, ishte opsion natyror.
“Por porosia ime është se nuk ekzistojnë podrume, gjithçka është transparente dhe e qartë. Unë kam folur shumë më herët se opsioni natyror për VMRO-DPMNE-në është të koalicionojë me opozitën shqiptare në Maqedoni. Ashtu ishte edhe në zgjedhjet lokale, ata bënin fushatë kundër meje, kundër VMRO-DPMNE-së. Edhe në Tetovë edhe në Gostivar nuk kanë kryetar komunash, humbën në këto zgjedhje parlamentare. Nuk ka nevojë të besojë në arsyetime të tilla, nuk ekzistojnë”, pohoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Qeveria e re ashtu siç paralajmëroi dje Antonio Milloshoski nga VMRO, pritet të formohet deri më 20 qershor, ndërsa me shumë mundësi do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe Lëvizja ZNAM. Të gjithë së bashku përbëjnë 78 mandate deputetësh.