Kur do hapet linja New York-Shqipëri? Kryeministri Rama nga SHBA: Jemi në negociata, por…
Kryeministri ndodhet në New York, ku zhvilloi një takim me emigrantët e diasporës. Pasi mbajti fjalën para shqiptarëve të SHBA-së, Rama u është përgjigjur disa prej pyetjeve të të pranishmëve në takim. I pyetur nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, se kur do të hapet linja Nju Jork-Tiranë, Rama tha se aeroporti ka nisur negociatat me […]
Kryeministri ndodhet në New York, ku zhvilloi një takim me emigrantët e diasporës.
Pasi mbajti fjalën para shqiptarëve të SHBA-së, Rama u është përgjigjur disa prej pyetjeve të të pranishmëve në takim.
I pyetur nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, se kur do të hapet linja Nju Jork-Tiranë, Rama tha se aeroporti ka nisur negociatat me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte.
“Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë Delta për të nisur fluturime direkte nga Amerika në Shqipëri, nuk e di kur do vijë. Rinasi, zgjati pistën për fluturime transoqeanike.
Do bëjmë edhe aeroportin e Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon, jemi në diskutime me Air Albania për një fluturim të drejtpërdrejtë të saj, dhe fluturimin e parë kur do ndodhë nuk ja u them dot, por kur të ndodhë do e bëjmë këtë në New York.
Koha e gjatë që ju keni pritur për të patur një fluturim me Shqipërinë nuk do jetë aq e gjatë. Tur operatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura për të vizituar Shqipërinë”, u shpreh Rama.