Kurti: Antonio Bellusci një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar

Prifti arbëresh Antonio Bellusci ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Për të e për kontributin e tij në çështje kombëtare ka shkruar në Facebook të enjten kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kurti ka thënë se Bellusci ishte figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar. “Me hidhërim të thellë mora […]

qershor 21, 2024 - 04:01
 0  6
Kurti: Antonio Bellusci një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar
kurti:-antonio-bellusci-nje-nga-personalitetet-me-perbashkues-mbareshqiptar

kurti:-antonio-bellusci-nje-nga-personalitetet-me-perbashkues-mbareshqiptar

Prifti arbëresh Antonio Bellusci ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Për të e për kontributin e tij në çështje kombëtare ka shkruar në Facebook të enjten kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti ka thënë se Bellusci ishte figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin që miku ynë i kahmotshëm, Protopresbiteri i Eparkisë së Lungrës, At Antonio Bellusci, ose zoti Ndoni siç e thërrisnin sivëllezërit e tij arbëreshë, shkoi në amshim. Antonio Bellusci qe figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar. Puna e tij në vitet ’60 për mbledhjen e materialeve etnografike e gjuhësore te arvanitasit e Greqisë qe e jashtëzakonshme. Ai hyri me mikrofonin e tij në shtëpitë e vëllezërve tanë për të imortalizuar gjuhën e tyre duke faktuar atë ekzistencë. Antonio Belusci jetoi e punoi për çështjen arbëreshe, për çështjen shqiptare”.

“Nismat e tij nuk u ndalën deri në orët e fundit. Në 1966 themeloi Revistën “Vatra jonë” në “San Costantino Albanese”, në 1980 Revistën “Lidhja në Cosenza”, si dhe botoi edhe dhjetëra vëllime e artikuj. Për kontributin e tij të gjithanshëm u nderua nga Republika jonë, ku Presidentja znj. Vjosa Osmani-Sadriu i dha ‘Shtetësinë e nderit të Republikës së Kosovës’.  Në ndarje të këtilla nuk ka tjetër veç se mungesë të parikuperueshme. Ai, u kujdes të na lë pas një thesar të paçmueshëm. Shtëpia e tij në Frasnitë, biblioteka “A. Bellusci”, është sot pasuria e shumëfishtë, ku përveç mijëra vëllimeve mbi albanologjinë, ai themeloi aty edhe një vatër studimesh unike.  Mendimet tona shkojnë sot për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë komunitetin arbëresh. U bëftë emri, puna dhe vullneti i tij, burim frymëzimi për studiuesit e rinj e për secilin prej nesh”, ka shkruar Kurti.