Kurti bën homazhe tek va*rri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sot në përvjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha. Në një postim në Facebook, Kurti  ka vendosur lule te varri i tij në fshatin Drenoc të Prishtinës. “Selim Berisha u vra nga forcat serbe më 20 mars 1999, pasi kishte rezistuar i armatosur në shtëpinë e tij duke rënë

Mars 20, 2025 - 19:00
 0  4
Kurti bën homazhe tek va*rri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit
kurti-ben-homazhe-tek-va*rri-i-selim-berishes:-e-kam-njohur-personalisht-vinte-ne-zyren-e-demacit

kurti-ben-homazhe-tek-va*rri-i-selim-berishes:-e-kam-njohur-personalisht-vinte-ne-zyren-e-demacit

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sot në përvjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha.

Në një postim në Facebook, Kurti  ka vendosur lule te varri i tij në fshatin Drenoc të Prishtinës.

“Selim Berisha u vra nga forcat serbe më 20 mars 1999, pasi kishte rezistuar i armatosur në shtëpinë e tij duke rënë dëshmor pas një qëndrese vërtetë heroike. Historinë e Selim Berishës, e kam lexuar fillimisht në disa artikuj kurse ata që e kanë patur mësues të historisë në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë, rrëfejnë që Profesori Selim e shpjegonte lëndën e historisë gjithmonë në frymë kombëtare”.

“Ai frymëzohej e trimërohej pikërisht nga historia jonë e lavdishme, ashtu që sa herë që qëllonte të vinte policia serbe në shkollë, ai dilte i pari para policëve për t’i mbrojtur nxënësit e tij. Selim Berisha ka ardhur edhe në zyre të UÇK-së në Prishtinë te Bacë Adem Demaçi dhe e kam njohur edhe personalisht”, ka thënë Kurti në Facebook.