Kurti: Bisedimet me LDK-në nuk patën sukses, iu ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme. Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje. Kurti tha se i ofruna Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. “Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i […]

Prill 20, 2026 - 14:30
Kurti: Bisedimet me LDK-në nuk patën sukses, iu ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme.

Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.

Kurti tha se i ofruna Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.

“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti.