Kurti dhe drejtori i BERZh-it flasin për avancimin e projekteve në zhvillimin e ekonomisë
Kryeministri Albin Kurti, u takua sot me drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZh për Kosovë, Sergiy Maslichenko. Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë këtij takimi, palët theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe […]
Kryeministri Albin Kurti, u takua sot me drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZh për Kosovë, Sergiy Maslichenko.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë këtij takimi, palët theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe parqet industriale që mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BERZh-it, duke synuar avancimin e projekteve strategjike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe ndërkombëtare”.
“Kurti i falënderoi përfaqësuesit e BERZh-it për takimin dhe bashkëbisedimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë e vullnetin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.