Kurti flet për sukseset në politikën e jashtme: Vitin e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja. Kurti ka thënë se vitin e katërt në qeverisje e filluan “me lajmin e mirë” për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të […]

Mars 29, 2024 - 04:00
 0  3
Kurti flet për sukseset në politikën e jashtme: Vitin e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme
kurti-flet-per-sukseset-ne-politiken-e-jashtme:-vitin-e-kemi-filluar-pa-viza-e-me-pasaporte-shumefish-me-te-fuqishme

kurti-flet-per-sukseset-ne-politiken-e-jashtme:-vitin-e-kemi-filluar-pa-viza-e-me-pasaporte-shumefish-me-te-fuqishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja.

Kurti ka thënë se vitin e katërt në qeverisje e filluan “me lajmin e mirë” për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Po vazhdojmë me lajmin tjetër të mirë që morëm dje nga mbledhja e Komitetit për Çështje Politike, në procesin tonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës – si shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare në kontinent. Më 18 prill na pret Asambleja Parlamentare dhe një muaj më pas, në maj mbledhja e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Nga të dyja presim lajme të mira, pra që Kosova të anëtarësohet, dy vjet pas dorëzimit të aplikimit. Këto janë vetëm disa prej rezultateve. Sepse puna ka qenë e madhe, e gjatë dhe e pareshtur”, ka thënë kryeministri.

Ai ka thënë tutje se gjatë këtyre vjetëve krahas Këshillit të Evropës, kanë aplikuar edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ndërkohë që jemi anëtarësuar në gjithsej shtatë organizata ndërkombëtare: ndër to në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP), Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore (EYC) e Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Administrative (IIAS). Subjektivitetin tonë ndërkombëtar e fuqizuam edhe përmes avancimit të marrëdhënieve bilaterale. Vendosëm marrëdhënie konsullore dhe hapëm misionin e parë në Poloni; hapëm Misionin Special në Selinë e Shenjtë të Vatikanit; vendosëm marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor; rikthyem marrëdhëniet diplomatike me Palaun pas pesë vjetëve mungesë; ngritëm përfaqësimin në Çeki në nivel të ambasadorit të plotfuqishëm; dhe avancuam statusin e Zyrës së Kosovës në Greqi, nga “Zyre e Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” në “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”. Luftuam me sukses fushatën e Serbisë për çnjohje”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.