Kurti kërkon falje që ia huqi me detyrën e klasës së 7-të: Ekuacion i thjeshtë m’u duk në sekondën e parë

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve për huqjen që bëri me ekucionin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se “po të mendoja pak do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0“. Postimi i plotë: Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” Të […]

shtator 4, 2024 - 20:00
 0  5
Kurti kërkon falje që ia huqi me detyrën e klasës së 7-të: Ekuacion i thjeshtë m’u duk në sekondën e parë
kurti-kerkon-falje-qe-ia-huqi-me-detyren-e-klases-se-7-te:-ekuacion-i-thjeshte-m’u-duk-ne-sekonden-e-pare

kurti-kerkon-falje-qe-ia-huqi-me-detyren-e-klases-se-7-te:-ekuacion-i-thjeshte-m’u-duk-ne-sekonden-e-pare


Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve për huqjen që bëri me ekucionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se “po të mendoja pak do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0“.

Postimi i plotë:

Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”

Të dashur nxënës,

Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.

Ju përshëndes e ju dua fort,
Albini.