KEDS i hyn ‘sharrë’ konsumatorëve: Gjoba prej 17.7 euro nëse vononi t’i paguani faturat

Kushdo nga qytetarët e Kosovës që vonohen në pagesat e energjisë elektrike do të gjobiten e një tarifë shtesë prej 17.7 euro. Për këtë tarifë ka njoftuar KEDS. Kjo tarifë, sipas kësaj kompanie do të bëhet për secilin qytetarë që nuk paguan pagesat e energjisë elektrike në afatet e parapara. “Vonesat për pagesën e faturave […]

Korrik 22, 2024 - 20:31
 0  5
KEDS i hyn ‘sharrë’ konsumatorëve: Gjoba prej 17.7 euro nëse vononi t’i paguani faturat
keds-i-hyn-‘sharre’-konsumatoreve:-gjoba-prej-17.7-euro-nese-vononi-t’i-paguani-faturat

keds-i-hyn-‘sharre’-konsumatoreve:-gjoba-prej-17.7-euro-nese-vononi-t’i-paguani-faturat

Kushdo nga qytetarët e Kosovës që vonohen në pagesat e energjisë elektrike do të gjobiten e një tarifë shtesë prej 17.7 euro.

Për këtë tarifë ka njoftuar KEDS.

Kjo tarifë, sipas kësaj kompanie do të bëhet për secilin qytetarë që nuk paguan pagesat e energjisë elektrike në afatet e parapara.

“Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Ky është njofitmi i plotë i KEDS:

Informatë me rëndësi!
????Duke filluar nga 1 gushti, sipas metodologjisë së ZRRE-së, fillon aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor.????
⚠Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë. ????
Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja.✅
????KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.????