Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së, me anë të së cilës, 11 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë. Kurti tha se gjenocidi në Srebrenicë, shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. “Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së, me anë të së cilës, 11 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë.
Kurti tha se gjenocidi në Srebrenicë, shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi Kurti.
We commend UNGA’s adoption of 11 July as Int’l Day of Remembrance for the Srebrenica Genocide, marking Europe’s most brutal massacre since WW2. For peace in the Balkans Serbia’s responsibility must be acknowledged & further efforts are needed to bring the perpetrators to justice.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 23, 2024
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën.
Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.
Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.