Kurti përkujton dëshmorët e martirët e Makocit dhe Marecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe për dëshmorët dhe martirët e vrarë në fshatin Marec dhe në Makoc. Kurti shprehet se çdo ditë kujtohet sakrifica dhe trimëria e popullit të Kosovës, për mbrojtjen e trojeve, njofton Klankosova.tv. “Përkujtuam 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në […]

Prill 18, 2024 - 20:00
 0  4
Kurti përkujton dëshmorët e martirët e Makocit dhe Marecit
kurti-perkujton-deshmoret-e-martiret-e-makocit-dhe-marecit

kurti-perkujton-deshmoret-e-martiret-e-makocit-dhe-marecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe për dëshmorët dhe martirët e vrarë në fshatin Marec dhe në Makoc.

Kurti shprehet se çdo ditë kujtohet sakrifica dhe trimëria e popullit të Kosovës, për mbrojtjen e trojeve, njofton Klankosova.tv.

“Përkujtuam 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës”, shkroi Kurti në Facebook.

“Në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nderuam të rënët në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e populli”t.

“Bëmë nderime për ata që ranë heroikisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike të Serbisë, për lirinë të cilën po e jetojmë e gëzojmë, dhe për Republikën të cilën po e forcojmë bashkë çdo ditë”.

“Sot dhe ҫdo ditë kujtojmë sakrificën dhe trimërinë e popullit tonë në mbrojtje të trojeve tona stërgjyshore”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e martirët e Prishtinës! Lavdi!”.