Kurti pret në takim drejtuesit e organizatës zvicerane Helvetas

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtuesit e Helvetas Swiss Intercooperation: Drejtorin Ekzekutiv, Melchior Lengsfeld; Drejtorin Rajonal për Evropën Lindore, Matthias Herr; Drejtorin e Helvetas në Kosovë, Ertan Munoglu; dhe zyrtaren e lartë të Helvetas në Kosovë, Mimoza Shehu Musa. Në komunikatë bëhet e ditur takim u diskutua

Nëntor 11, 2025 - 12:00
 0
Kurti pret në takim drejtuesit e organizatës zvicerane Helvetas
Kurti pret në takim drejtuesit e organizatës zvicerane Helvetas

Kurti pret në takim drejtuesit e organizatës zvicerane Helvetas

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtuesit e Helvetas Swiss Intercooperation: Drejtorin Ekzekutiv, Melchior Lengsfeld; Drejtorin Rajonal për Evropën Lindore, Matthias Herr; Drejtorin e Helvetas në Kosovë, Ertan Munoglu; dhe zyrtaren e lartë të Helvetas në Kosovë, Mimoza Shehu Musa.

Në komunikatë bëhet e ditur takim u diskutua për bashkëpunimin e gjatë e të frytshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe organizatës Helvetas, e cila prej më shumë se dy dekadash kontribuon në zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe qeverisjen e mirë në vendin tonë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Helvetas në proceset zhvillimore të Kosovës që nga viti 2001, veçanërisht përmes projekteve si, DEMOS, që mbështetë 38 komuna për qeverisje lokale demokratike; GPEK, që ndihmon tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër; dhe RECONOMY, që fuqizon gratë dhe të rinjtë për mundësi të reja punësimi. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me prioritet për Qeverinë si, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, përfshirja e diasporës dhe përmirësimi i shërbimeve publike”, thuhet në komunikatë.

Z. Lengsfeld, Drejtori Ekzekutiv, vlerësoi progresin e Kosovës në zhvillim institucional dhe demokratik, si dhe gatishmërinë e Qeverisë për partneritet strategjik.

“Ai theksoi se Helvetas mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit ekonomik dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet më tej në komunikatë.

Në takim, bëhet e ditur se palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të projekteve aktuale dhe për të identifikuar mundësi të reja, që sipas tyre kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.