Kush janë personat e dyshuar për vrasjen në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”? Ja çfarë zbuloi ish-ministrja e Mbrojtjes

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Daily Click në TV21 ngriti dyshimet se personat e dyshuar për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup janë të burgosur që janë arratisur, përcjell TV21. Petrovska pyet MPB-në se përse nuk i bën publike emrat e personave të arretyar, dhe të dyshuarit të […] The post Kush janë personat e dyshuar për vrasjen në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”? Ja çfarë zbuloi ish-ministrja e Mbrojtjes appeared first on InfoShqip.com.

gusht 21, 2024 - 17:00
 0  9
Kush janë personat e dyshuar për vrasjen në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”? Ja çfarë zbuloi ish-ministrja e Mbrojtjes

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Daily Click në TV21 ngriti dyshimet se personat e dyshuar për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup janë të burgosur që janë arratisur, përcjell TV21. Petrovska pyet MPB-në se përse nuk i bën publike emrat e personave të arretyar, dhe të dyshuarit të tretë, i cili po kërkohet.

“Unë po e parashtroj pyetjen, pa zbuluar se çka di. A nuk po i zbulon MPB-ja as inicialet e atyre që janë arrestuar, e as të atij që po kërkohet, sepse do të ishte fer të tregonin se kush po kërkohet, ndoshta do ta takojmë në rrugë dhe do të ndihmojmë si qytetarë. A është për shkak se janë njerëz që janë të burgosur, që në vend se të jenë në burg, janë në rrugë të lirë. Ndaj të cilëve MPB-ja ka lëshuar fletarrestim, megjithatë mbi 30 ditë nuk mund t’i gjejnë. Për fat të keq, u desh që të ndodhë vrasje në qendër të Shkupit, që njëri prej tyre të arrestohet, e për tjetrin tani të organizohet aksion për gjetjen tij”, deklaroi mes tjerash Petrovsak në TV21.

The post Kush janë personat e dyshuar për vrasjen në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”? Ja çfarë zbuloi ish-ministrja e Mbrojtjes appeared first on InfoShqip.com.