Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i miratoi disa ligje të rëndësishme
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot u miratua propozimi për largimin e drejtorëve ekonomik në institucionet shëndetësore, përmes ndryshimit të Ligjit për kujdesin shëndetësorë, transmeton Portalb.mk. Për për këtë propozim, nismë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, votuan 71 deputetë “pro” dhe një “kundër”. Me ligjet e reja të miratuara në Kuvend, Liqeni i […]
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot u miratua propozimi për largimin e drejtorëve ekonomik në institucionet shëndetësore, përmes ndryshimit të Ligjit për kujdesin shëndetësorë, transmeton Portalb.mk.
Për për këtë propozim, nismë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, votuan 71 deputetë “pro” dhe një “kundër”.
Me ligjet e reja të miratuara në Kuvend, Liqeni i Ohrit dhe Kanionin i Matkës janë shpallur monumente natyrore, kënetën e Studençishtës për park natyror.
Deputetët i kanë miratuar ndryshimet te Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisje lokale, Ligji për planifikim urban, me procedurë të shkurtuar, sikurse edhe Ligji për transportin rrugor, Ligji për gjahun dhe gjuetinë, si dhe te Ligji për sportin.
- LEXO: Kuvendi i RMV-së me procedurë të shkurtër votoi ndryshimet në ligjin për planifikim urbanistik
U shqyrtua edhe interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, deputetët i votuan, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, si dhe disa ratifikime.
Kuvendi në seancë e miratoi edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.