Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi hapje të konkursit për kryerevizorin e fondeve IPA

Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se do të publikohet konkurs për pozitën e kryerevizorit të fondeve IPA, pas shkarkimit të Afrona Verzivollit, e propozuar si kuadër i koalicionit Vlen, për shkak se nuk kishte licencë për revizor, raporton MIA. Në vend të saj Qeveria ka emëruar Arben Ramadanin, si ushtrues detyre, i cili është revizor […]

gusht 13, 2024 - 21:00
 0  6
Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi hapje të konkursit për kryerevizorin e fondeve IPA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se do të publikohet konkurs për pozitën e kryerevizorit të fondeve IPA, pas shkarkimit të Afrona Verzivollit, e propozuar si kuadër i koalicionit Vlen, për shkak se nuk kishte licencë për revizor, raporton MIA.

Në vend të saj Qeveria ka emëruar Arben Ramadanin, si ushtrues detyre, i cili është revizor i pavarur në Sektorin për Avancimin e Revizionit. Për zëvendës të kryerevizorit të Trupit Rregullator për Revizionin e  Instrumentit për Ndihmën Para-anëtarësimit Qeveria ka emëruar Ivan Ignjatov, i cili është doktor i shkencave ekonomike në temën “Zhvillimi i sistemit të revizionit dhe kontrollit për shfrytëzim efikas të fondeve të BE-së”.

Nga KSHPK-ja për “Telma”-n dje konfirmuan se ligji tregon qartë se kush mund të emërohet kryerevizor dhe se nuk është paraparë ushtrues detyre për këtë pozitë.

“Si qeveri, për dallim nga qeveritë e mëparshme, punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme para qytetarëve dhe ai gabim është korrigjuar, duke zgjedhur ekspertë si drejtor ashtu edhe zëvendësdrejtor, ligji e lejon këtë dhe do të ketë konkurs, ligji atë nuk e ndalon. Antikorrupsioni thotë të kundërtën, por ligji nuk e ndalon atë që thoni ju dhe së shpejti sot do të publikohet konkurs dhe në atë konkurs do të jenë ata të cilët tani janë ushtrues detyre në praktikë të konfirmuar si zgjidhje kadrovikem, nëse nuk ka të tjerë të interesuar të cilët i përmbushin kushtet”, tha Mickoski.

Ndryshe, më 11 gusht Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila ishte e emëruar ushtruese detyre revizore kryesore e Trupit revizor për revizion të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për shkak të mospasjes së licencës për revizore. Në vendin e saj është emëruar Arben Ramadani.

Delegacioni i BE-së në Shkup kishin paralajmëruar se do ta hetojnë këtë emërim pasi që ajo nuk posedon licencë për revizor. Nga Koalicioni “Vlen” prej nga edhe vjen ky propozim për emërim, dje kumtuan se para disa ditësh e kanë tërhequr emërimin e Afrona Vërzivollit si revizore e fondeve IPA.