Kuvendi i RMV-së shpalli monumente natyrore Liqenin e Ohrit dhe Kanionin e Matkës
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje ligjet që i dhanë tre zonave natyrore në vend një status të veçantë të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa Studençishko Blato pranë Ohrit do të ketë statusin e parkut natyror, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar, në shkurt, qeveria mori […]
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje ligjet që i dhanë tre zonave natyrore në vend një status të veçantë të mbrojtur. Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa Studençishko Blato pranë Ohrit do të ketë statusin e parkut natyror, transmeton Portalb.mk.
Vitin e kaluar, në shkurt, qeveria mori vendim që kanioni i Matkës të shpallet zonë e mbrojtur në kategorinë e tretë – monument natyre, ndërsa i njëjti vendim është marrë për Liqenin e Ohrit në fillim të këtij viti.
Matka ka pritur mbrojtjen që i duhet për dy dekada pasi zonat e mbrojtura duhej të rishpalleshin sipas detyrimeve të ligjit për natyrën të miratuar në 2004. Ligji për shpalljen e kanionit zonë të mbrojtur të kategorisë III – monument natyre, ka pritur prej më shumë se një viti për t’u futur në rend dite para deputetëve në Kuvend.