Kuvendi/ Të hënën koordinimi i parë zyrtar

Në Kuvend, të hënën, do të mbahet koordinimi i parë I Kryeparlamentarit, Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas konstituimit të Kuvendit. Kryeparlamentari Gashi për MIA-n ka konfirmuar se nesër do të ketë takim dhe se do të bisedohet për aktivitetet e ardhshme, si dhe për kohën se kur mund të mbahet seanca për ligjet […]

qershor 2, 2024 - 16:00
 0  7
Kuvendi/ Të hënën koordinimi i parë zyrtar

Në Kuvend, të hënën, do të mbahet koordinimi i parë I Kryeparlamentarit, Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas konstituimit të Kuvendit.

Kryeparlamentari Gashi për MIA-n ka konfirmuar se nesër do të ketë takim dhe se do të bisedohet për aktivitetet e ardhshme, si dhe për kohën se kur mund të mbahet seanca për ligjet që lidhen me ndryshimet e Ministrive në Qeveri, duke mos saktësuar nëse do të ketë marrëveshje.

Burime partiake kanë potencuar se fillimisht do të formohen Komisionet, që të shqyrtohen këto ligje, e më pas të shkojnë në seancë. Sic thuhet, nëse takimin e nesërm koordinativ do të dakordohet kjo dinamikë.

Njoftimet zyrtare lidhur me negociatat për përbërjen e re qeveritare VMRO-VLEN dhe ZNAM thonë se bisedimet janë duke vazhduar.

Zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, gjatë press-konferencës së sotme ka theksuar se s`ka asgjë konkrete rreth përbërjes së qeverisë së ardhshme.

Nga Kabineti i Presidentes Siljanovska, kanë njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ndahet mandate për qeverinë e re, me çka nisin afatet për formimin e saj. /TvKlan.mk