LDK-ja kritikon komunën për ndarjen e 390 mijë eurove për festivalin “Festojmë në vendlindje”
Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj ka reaguar me arsyetimin se komuna në mënyrë të përshpejtuar ka hapur njoftim për kontratë në vlerë 390 mijë euro që titullohet “Organizimi i Festivalit në vendlindje festojmë”. Sipas LDK-së një shumë e tillë është enorme duke marrë përbuzë buxhetin e varfër të komunës. Flamur Istrefi, shef i kuvendarëve […]
Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj ka reaguar me arsyetimin se komuna në mënyrë të përshpejtuar ka hapur njoftim për kontratë në vlerë 390 mijë euro që titullohet “Organizimi i Festivalit në vendlindje festojmë”.
Sipas LDK-së një shumë e tillë është enorme duke marrë përbuzë buxhetin e varfër të komunës.
Flamur Istrefi, shef i kuvendarëve të LDK-së në Ferizaj, ka kërkuar nga ekzekutivi të anulohet ky tender dhe mos të shpenzohen kaq shumë para për një festival të tillë.
“Ky tender me titull: organizimi i festivalit Ne vendlindje festojmë, sot është publikuar në faqen e Prokurimit të Komunës e çuditërisht sot është afati i fundit për aplikim. Pra, rreth 400 mijë euro që sot po pritet të jepen, të cilat nuk janë planifikuar në plan të prokurimit, një çmim shumë i lartë i cili nuk e arsyeton asnjë lloj Festivali. Mënyra se si po jepet ky tender, ngrit dyshime se edhe kësaj radhe po gatuhet një tender për njerëzit e afërt të pushtetit’”, ka kritikuar Istrefi nëpërmjet një komunikate.
Sipas tij, ky tender në këtë formë nuk do duhej proceduar, përndryshe duhet të anulohet.
“’Në rast të mos anulimit, besoj që prokuroria do duhej të niste hetimet se si ndodhi që nëmënyrë të përshpejtuar të hapej dhe mbyllej ky tender. Kjo formë e funksionimit tregon për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike”, thuhet më tej në komunikatë.
Telegrafi ka provuar të kontaktoi edhe me drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Ferizajt, Xhemile Murati-Shabani, por ajo nuk ka dashur ta komenton reagimin e opozitës.
“’Jam e zënë. Nuk i kemi shpenzime 400 mijë euro”, ka thënë shkurt përmes një SMS-je.
Telegrafi ka siguruar edhe draftin e aktiviteteve të cilat do të realizohen për “Ditët e Mërgatës”. Në mesin e dhjetëra aktiviteteve të ndryshme do të ketë edhe panaire të bizneseve artizanale, pastaj aktivitete për fëmijë, festivali ndërkombëtar i valleve, kolini artistike për mërgimtarë, ecje malore, lojra elementare me ujë, aktivitete në Bjeshkët e Jezercit, vizitë turistike me mërgimtar në vende të ndryshme, panaire të librit e të tjera. /Telegrafi/