FKEE hap zyrë rajonale në Mitrovicë të Veriut

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut. Kjo zyrë rajonale fillon operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë. Sipas njoftimit, prania e kësaj zyre në […]

Korrik 19, 2024 - 18:30
 0  5
FKEE hap zyrë rajonale në Mitrovicë të Veriut
fkee-hap-zyre-rajonale-ne-mitrovice-te-veriut

fkee-hap-zyre-rajonale-ne-mitrovice-te-veriut

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut. Kjo zyrë rajonale fillon operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë.

Sipas njoftimit, prania e kësaj zyre në Mitrovicën e Veriut shfaq përkushtimin institucional të FKEE-së që të promovojë përfshirje të lartë dhe qasje për të gjithë qytetarët.

Kjo zyrë do të shërbejë si ‘one-stop shop’ për të gjithë qytetarët e komunave në rajonin e Mitrovicës.

Në të do të ofrohet mbështetje teknike, këshillime dhe udhëzime lidhur me çështje të ndërlidhura me efiçiencën e energjisë në sektorin publik, sektorin e banimit dhe sektorin e biznesit.