LDK-ja zbarkon në Junik me Lumir Abdixhikun, tubim madhështor në përkrahje të Ruzhdi Shehut
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Junik ka njoftuar se të premten, më 19 shtator 2025, do të zhvillojë tubimin elektoral në Restaurant “Gjeravica” në Junik, duke filluar nga ora 19:00. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kandidatët për Asamble Komunale, strukturat e LDK-së, si dhe Kryetari i LDK-së, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. Ky […]


Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Junik ka njoftuar se të premten, më 19 shtator 2025, do të zhvillojë tubimin elektoral në Restaurant “Gjeravica” në Junik, duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kandidatët për Asamble Komunale, strukturat e LDK-së, si dhe Kryetari i LDK-së, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku.
Ky tubim shihet si një moment i rëndësishëm për prezantimin e vizionit të LDK-së për zhvillimin e Junikut, por edhe për të dëgjuar idetë dhe pritjet e qytetarëve.
“Prania juaj është forca jonë! Le të bashkohemi për një Junik më të mirë, më të fuqishëm, përtej çdo pritjeje,” thuhet në njoftimin e LDK-së”.
