LDK konstituon Departamentin e Arsimit, Abdixhiku shpalos 4 zotimet për këtë fushë, e tregon edhe koeficientin për paga

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë konstituar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu. “Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona […]

maj 15, 2024 - 02:00
 0  5
LDK konstituon Departamentin e Arsimit, Abdixhiku shpalos 4 zotimet për këtë fushë, e tregon edhe koeficientin për paga
ldk-konstituon-departamentin-e-arsimit,-abdixhiku-shpalos-4-zotimet-per-kete-fushe,-e-tregon-edhe-koeficientin-per-paga

ldk-konstituon-departamentin-e-arsimit,-abdixhiku-shpalos-4-zotimet-per-kete-fushe,-e-tregon-edhe-koeficientin-per-paga

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë konstituar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu.

“Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.”

Abdixhiku është zotuar për mësim gjithëditor në shkolla, koeficientin e pagave 150, digjitalizim të plotë në shkolla, 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve.

Ai ka thënë se “këto dhe projekte tjera janë pjesë e platformës politike të LDK’së.

“Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë! Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.”