Limaj i prerë: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq. Sipas tij, kjo bisedë ka ndodhur në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Mimoza Kusari – Lila duhet të marrë përgjegjësi politike, sepse ka qenë jo i sinqertë dhe nuk e ka thënë të […]

qershor 7, 2024 - 00:01
 0  6
Limaj i prerë: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
limaj-i-prere:-mos-shkarkimi-i-kusarit-tregon-qe-ka-qene-ne-koordinim-me-kurtin

limaj-i-prere:-mos-shkarkimi-i-kusarit-tregon-qe-ka-qene-ne-koordinim-me-kurtin

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq.

Sipas tij, kjo bisedë ka ndodhur në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Mimoza Kusari – Lila duhet të marrë përgjegjësi politike, sepse ka qenë jo i sinqertë dhe nuk e ka thënë të vërtetën para qytetarëve, dhe atyre që e kanë votuar, nëse kjo nuk jep dorëheqje duhet me na tregu pse nuk po jep dorëheqje, nëse kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk e kanë ditur për bisedën në mes të Kusarit Lila dhe Radojqiçit atëherë duhet me shkarku, sepse një keyrministër normal duhet me shkarku ngase një njëri i tij me arritë deri në këtë nivel pa e njoftu kryeministrin ish shkarku, vetë fakti që kryeministri i Kosovës nuk e ka shkarkuar deri më tani tregon se ka qenë në koordinim me të”, tha ai në emisionin “Politiko”.