VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe e dinin për krimin e Grubit, heshtën që të mos u bie qeveria

“Venko Filipçe, si kryetar i LSDMsë, e ka ditur për krimet e kryera nga Artan Grubi”, tha deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së në pushtet, Brane Petrushevski, në një konferencë për The post VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe e dinin për krimin e Grubit, heshtën që të mos u bie qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 23, 2024 - 21:00
 0  3
VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe e dinin për krimin e Grubit, heshtën që të mos u bie qeveria

“Venko Filipçe, si kryetar i LSDMsë, e ka ditur për krimet e kryera nga Artan Grubi”, tha deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së në pushtet, Brane Petrushevski, në një konferencë për media sot, duke komentuar rastin e ish-ëvendëskryeministrit Artan Grubu, i cili ka qenë kryefjala e opinionit gjatë javës së kaluar.

“Ka vite që Artan Grubi ka vjedhur shtetin dhe LSDM-ja e di dhe hesht. Kur VMRO-DPMNE foli për LSDM-në mashtrues të BDI-së, pikërisht këtë donte të thoshte. LSDM heshti dhe e lejoi krimin e Grubit që të mos inatosen dhe BDI të mos largohej nga koalicioni”, tha Petrushevski.

Ai ka theksuar se opozita dhe Filipçe duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për rastin “Grubi”.

“Po të mos ishte LSDM dhe dëshira e tyre e dhimbshme për pushtet me çdo kusht, buxheti nuk do të ishte dëmtuar për disa milionë euro nga Grubi dhe miqtë e tij”, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së.

The post VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe e dinin për krimin e Grubit, heshtën që të mos u bie qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .