Qeveria u kompletua, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat

Pas një muaji nga zgjedhja e Qeverisë së re, para deputetëve u gjend zgjedhja e zv.ministrave me çka plotësohet eshalloni i dytë dhe kompletohet përbërja e qeverisë. Në fjalimin e tij, kryeministri Hristijan Mickoski, së pari kritikoi punën e Qeverisë paraprake, për çka tha se do të ketë përgjegjësi, ndërsa ministrat e rinj i porositi […]

Korrik 23, 2024 - 23:30
 0  4
Qeveria u kompletua, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat

Pas një muaji nga zgjedhja e Qeverisë së re, para deputetëve u gjend zgjedhja e zv.ministrave me çka plotësohet eshalloni i dytë dhe kompletohet përbërja e qeverisë. Në fjalimin e tij, kryeministri Hristijan Mickoski, së pari kritikoi punën e Qeverisë paraprake, për çka tha se do të ketë përgjegjësi, ndërsa ministrat e rinj i porositi se beson në ta dhe se pret që të punojnë me përkushtim.

“Buxhetet pa mëshirë janë shpenzuar dhe shteti në mënyrë armiqësore dhe me gjakftohtësi është plaçkitur, epo zotërinj së shpejti do të ketë përgjegjësi. Me zgjedhjen e zv.ministrave qëllimi ynë është që të përforcojmë stabilitetin e Qeverisë dhe të sigurojmë pushtet efikas dhe të kompletuar ekzekutiv. Ekipi i ri do të sjellë ide të freskëta dhe energji në Qeveri. Ata do të punojnë së bashku me ministrat që të realizojnë reformat të cilat kontribuojnë për përmirësimin e standardit jetësorë për të gjithë qytetarët”, tha Hristijan Mickoski.

Blerim Bexheti nga Fronti Europian akuzoi se edhe kryeministri Mickoski por edhe deputetët e pushtetit e kanë marrë rolin e prokurorit.

Mile Taleski nga LSDM me kritika ndaj përbërjes së re qeveritare, tha se për të gjitha premtimet e dhëna paraprakisht, tani i kanë mashtruar qytetarët.

“Dolët para zgjedhjeve dhe treguat  brenda këtyre 30 ditëve se i keni mashtruar qytetarët. Nuk ka 5 mijë denarë për pensionet, i mashtruat pensionistët. I mashtruat qytetarët se nuk do të merrni huazime. Vendimin e parë që e morët me kredinë e famshme ose nuk e di çfarë mjete do të merrni nga miku juaj Orban, se do të futni në borxh qytetarët me 500 milionë euro”, u shpreh Mile Taleski, LSDM.

Nga koalicioni VLEN marrin 7 zëvendës ministra, në ministrinë e mbrojtjes, për transport dhe lidhje, MPB, bujqësi, arsim dhe kulturë dhe turizëm. Halil Snopçe nga ky koalicion tha se ministrat dhe zëvendës ministrat me seriozitet duhet ta bëjnë punën e tyre.

Zgjedhja e zëvendës ministrave të rinj pritet të ndodhë deri në fund të ditës, me përkrahjen e të paktën 61 deputetëve.