Maksim Dimitrievski siguron edhe një mandat në krye të Lëvizjes ZNAM
Maksim Dimitrievski është zgjedhur unanimisht kryetar i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, në kongresin e dytë të kësaj partie të mbajtur sot. Me këtë, ai konfirmon pozitën udhëheqëse në The post Maksim Dimitrievski siguron edhe një mandat në krye të Lëvizjes ZNAM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Maksim Dimitrievski është zgjedhur unanimisht kryetar i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, në kongresin e dytë të kësaj partie të mbajtur sot. Me këtë, ai konfirmon pozitën udhëheqëse në subjektin politik që e themeloi dhe udhëhoqi përmes zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të këtij viti.
Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, Dimitrievski falënderoi për besimin dhe theksoi se ZNAM do të vazhdojë të punojë “me dhe për qytetarët”, duke premtuar krijimin e liderëve të rinj dhe forcimin e demokracisë politike në vend.
“Kjo nuk është një lojë. Kjo është përpjekja jonë për të krijuar diçka të re, sepse Maqedonia e meriton”, theksoi Dimitrievski.
Ai kritikoi ata që, sipas tij, financojnë media dhe influencues për të përhapur gënjeshtra dhe gjuhë urrejtjeje, duke shtuar se “nuk do të ketë më të paprekshëm” dhe se të gjithë do të përballen me përgjegjësi politike e morale.
Duke folur për identitetin politik të ZNAM-it, Dimitrievski u distancua nga partitë tradicionale:
“ZNAM nuk është as VMRO-DPMNE, aq më pak LSDM, dhe as ndonjë subjekt tjetër ekzistues. Ne jemi zëdhënësi i popullit”, tha ai.
Ai deklaroi se partia do të jetë “korrigjues i pushtetit” dhe do t’i japë mbështetje qeverisë aktuale për aq sa ajo respekton vullnetin e qytetarëve.
Dimitrievski nënvizoi gjithashtu karakterin multietnik të partisë, duke përmendur përfshirjen e anëtarëve nga të gjitha komunitetet, përfshirë edhe ata që janë deklaruar si bullgarë. Sa i përket integrimit evropian, ai theksoi se ZNAM mbështet anëtarësimin në BE, por jo “me çdo çmim”.
Në përmbyllje, ai tha se qytetarët janë ata që do të gjykojnë punën e çdo subjekti politik, ndërsa i bëri thirrje anëtarësisë që të ruajë fokusin dhe të mos bjerë pre e presioneve apo shantazheve politike.
The post Maksim Dimitrievski siguron edhe një mandat në krye të Lëvizjes ZNAM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
