Luciano Spalleti ‘shpërthen’ me kritika ndaj lojtarit të tij
Kampionët në fuqi të “EURO-s”, Italia po vazhdon të mos impresionojë këtë edicion, pasi u mposhtën nga Spanja me shifrat 1-0. Përpos kësaj, selektori i Italisë, Luciano Spalletti nuk është i kënaqur as me mesfushorin, Jorginho. Jorginho mori ftesën për këtë kampionat, pas një sezoni mjaft të mirë me Arsenalin. Mesfushori ishte pjesë kryesore e […]
Kampionët në fuqi të “EURO-s”, Italia po vazhdon të mos impresionojë këtë edicion, pasi u mposhtën nga Spanja me shifrat 1-0.
Përpos kësaj, selektori i Italisë, Luciano Spalletti nuk është i kënaqur as me mesfushorin, Jorginho.
Jorginho mori ftesën për këtë kampionat, pas një sezoni mjaft të mirë me Arsenalin.
Mesfushori ishte pjesë kryesore e Italisë në triumfin në “EURO 2020”, gjersa e njëjta gjë pritej nga ai edhe këtë edicion.
Megjithatë, performancat e tij kanë lënë për të dëshiruar, derisa Spalletti u pa i nervozuar me të gjatë ndeshjes me Spanjën, para se ta zëvendësonte atë pas pjesës së parë.
Sipas “Sky Sport Italia”, selektori italian ishte i zemëruar me Jorginhon me paraqitjen e tij në pjesën e parë, derisa kishte thënë: “Ai duhet të vrapojë dhe ta marrë topin, përndryshe s’kemi pse e fusim në lojë”.
Pavarësisht se e dominoi tërë lojën, “Stuhia e Kuqe” fitoi ndeshjen me rezultat minimal prej 1-0, pas një autogoli të Ricardo Calafiorit.
“Azzurët” po ashtu patën ndeshje të vështirë edhe me Shqipërinë në xhiron e parë, madje duke pësuar në minutën e parë të ndeshjes.
Italia do të luajë ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të grupit, dhe me vetëm një pikë do të kualifikoheshin në fazën eliminuese të turneut.