Lutfi Haziri kujton djalin e ndjerë të Joe Biden: Beau Biden mbetet një shpirt që bën dritë mbi lirinë e Kosovës

Në fshatin Sojevë, rruga prej 35 kilometra që lidh qytetin e Ferizajt me atë të Gjilanit, mban emrin “Beau Biden”, djalit të ndjerë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në nderë dhe kujtim të veprës dhe jetës së Josep R. “Beau” Biden, në gusht të vitit  2016 u bë inaugurimi i […]

Korrik 18, 2024 - 12:30
 0  10
Lutfi Haziri kujton djalin e ndjerë të Joe Biden: Beau Biden mbetet një shpirt që bën dritë mbi lirinë e Kosovës
lutfi-haziri-kujton-djalin-e-ndjere-te-joe-biden:-beau-biden-mbetet-nje-shpirt-qe-ben-drite-mbi-lirine-e-kosoves

lutfi-haziri-kujton-djalin-e-ndjere-te-joe-biden:-beau-biden-mbetet-nje-shpirt-qe-ben-drite-mbi-lirine-e-kosoves


Në fshatin Sojevë, rruga prej 35 kilometra që lidh qytetin e Ferizajt me atë të Gjilanit, mban emrin “Beau Biden”, djalit të ndjerë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në nderë dhe kujtim të veprës dhe jetës së Josep R. “Beau” Biden, në gusht të vitit  2016 u bë inaugurimi i memorialit të tij, afër kampit Bondstill në Ferizaj, raporton Front Online.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidenti i ShBA-së, atëkohe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, së bashku me familjen e tij, krerë të lartë institucional të Kosovës e shumë qytetarë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikes të Kosovës, Lutfi Haziri i cili ishte prezent në këtë ceremoni si kryetar i Gjilanit, e kujton si ditë të veçantë, pasi siç thotë ai, të ndjerin Beau Biden e kishte njohur edhe personalisht.

“Kam pas nderin të jem nikoqir në hapjen e ketij manifestimi. Unë kam qenë mik në kohën kur Beau Biden ka shërbyer në Kosovë. E kam njohur personalisht, në dy etapat, edhe si ushtarak e më vonë edhe si mbështetës vullnetar në ndërtimin e institucioneve të drejtësisë, në veçanti të sistemit prokukrorial dhe organeve tjera të drejtësisë”, shprehet ish-kreu i Gjilanit për FrontOnline.

Haziri ka thënë se kjo ceremoni, atë ditë kishte bërë të gjithë bashkë.

“Ka qenë një ditë e veçantë sepse inaugurimii i emërimit të rrugës Gjilan- Ferizaj me emrin Beau Biden, përveç që ka bërë bashkë instituconet politike në Kosovë, i ka bërë bashkë edhe kryetarët e komunave të regjionit të Anamoravës”, ka deklaruar ai për Front Online.

“Beau Biden mbetet një shpirt që bën dritë mbi lirinë e Kosovës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm edhe në arritjen e paqes, por më vonë edhe në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore për Kosovën e pavarur. Ai ka ecur gjurmëve të babait të tij”, u shpreh Haziri.

Ai ka theksuar se emërtimi i rrugës dhe vendosja e memorialit në emër të djalit të ndjerë të presidentit të ShBA-së Joe Biden, janë vetëm një vlerësim i vogël që Kosova ka bërë për një mik të madh siç ishte Beau Biden.

“Rruga është vetëm një vlerësim i vogël që Kosova ka bërë për një mik të madh timin personalisht por edhe të vendit tonë, çfarë ka qenë Beau Biden. Biden duhet të falenderohet në kuader të krejte atyre burrave dhe grave, ushtarakëve, diplomateve dhe njerëzve që kanë kontribuar në lirin e Kosovës”.